Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se ushtria amerikane ka nisur sulme në Iran.Përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social, ai ka thënë se “pak kohë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacione të mëdha luftarake në Iran”.
“Objektivi ynë është që t’i mbrojmë amerikanët duke e eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish të tmerrshëm”, ka thënë Trump përmes një videoje të publikuar në këtë rrjet.
Ai ka thënë se sulmet kanë ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë tentuar vazhdimisht që të arrijnë marrëveshje me Iranin.Trump ka shtuar se tani “do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe industrinë e tyre të raketave. Do të zhduken plotësisht”





