Pas lajmit për vdekjen e ish-drejtorit të FBI-së, Robert Mueller, presidenti amerikan Donald Trump reagoi publikisht në mënyrë dashakeqe, duke e përshëndetur largimin e tij.
Trump publikoi një mesazh në rrjetin e tij social, ku praktikisht festoi vdekjen e njeriut me të cilin kishte qenë për vite me radhë në përplasje politike.
Pak pasi familja e Robert Muellerit 81-vjeçar konfirmoi vdekjen e tij, Trump përdori platformën Truth Social për të reaguar.
“Robert Mueller sapo vdiq. Epo, më vjen mirë që ka vdekur. Ai nuk mund t’u bëjë më dëm njerëzve të pafajshëm”, shkroi ai.





