Bota

Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza

March 13, 2025, 02:03

Një tjetër deklaratë e bujshme polemizuese dhe një tjetër tërheqje nga ana e presidentit amerikan Donald Trump ka ngjallur reagimin e ministrisë së jashtme të Egjiptit, e cila pohoi se i vlerëson deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të mos kërkuar që banorët e Rripit të Gazës të largohen nga enklava.

Trump u shpreh më herët se “askush nuk po dëbon ndonjë palestinez nga Gaza”, teksa u përgjigj në një pyetje për këtë çështje gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.

“Ky qëndrim reflekton qartë të kuptuarit e nevojës për të parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të situatës humanitare në Gazë dhe rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme për çështjen palestineze”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Trump kishte propozuar që SHBA-ja të merrte në pronësi enklavën e shkatërruar në pjesë të madhe nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Presidenti amerikan kishte deklaruar më herët se zhvendosja e palestinezëve do të bëhej me qëllim që territori bregdetar të zhvillohej ekonomikisht dhe të kthehej në një vend “fenomenal” ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Më herët këtë muaj, liderët arabë i dhanë dritën jeshile një plani egjiptian në vlerën e 53 miliardë dollarëve për rindërtimin e Gazës, plan ky që do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga enklava, ashtu siç ka propozuar presidenti amerikan.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza