Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Donald Trump iu nënshtrua testeve mjekësore pas vërejtjes së ënjtjes së lehtë në këmbë dhe mavijosjes në dorë.
Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, ndau një shënim zyrtar nga mjeku i Trump, duke bërë të ditur se ekzaminimi përfshiu ultratinguj dhe kontroll vaskular gjithëpërfshirës.
Diagnoza: pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme për personat mbi 70 vjeç, ku venat e këmbëve nuk arrijnë ta pompojnë gjakun drejt zemrës.
“Nuk ka prova për trombozë të venave të thella apo bllokime arteriale,” theksoi Leavitt.
Mjeku i Trump sqaroi se mavijosjet në dorë janë “në përputhje me dëmtime të vogla të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve.”
Sipas raportit të prillit, Trump rezulton në “shëndet të shkëlqyer fizik dhe konjitiv” dhe është “plotësisht i aftë për detyrat presidenciale.”










