Trendy

“Trump nuk po bën asnjë blof”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti është gati të lëshojë ferrin te ju

Para 1 orë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Presidenti Donald Trump “nuk po bën blof dhe është gati të lëshojë ferrin” nëse Irani nuk pranon humbjen.

Ajo shtoi se Irani “nuk duhet të bëjë llogaritje të gabuara” dhe theksoi se negociatat me Republikën Islamike vazhdojnë të jenë konstruktive.

Sipas raporteve nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të i kanë paraqitur Iranit një plan me 15 pika, të ndërmjetësuar nga Pakistani.

Ky plan përfshin çmontimin e aftësive bërthamore, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e zhvillimit të raketave iraniane dhe heqjen e sanksioneve.

Lista e dërguar iu kthye amerikanëve nga ajatollahët, e plotësuar me kundërkërkesa që zyrtarët e lartë amerikanë i konsideruan “absurde”.

Ndërkohë, Teherani ka njoftuar se Hormuzi ka filluar të rihapet gradualisht, por vetëm për anijet “jo-armiqësore” dhe me një tarifë të lartë prej 2 milionë dollarësh për anije.

Trending