Trendy

Trump paralajmëron tarifa 50% për vendet që furnizojnë Iranin me armë

Para 2 ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar vendet që furnizojnë Iranin me armë, duke thënë se SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 50% ndaj mallrave të tyre, vetëm disa orë pas arritjes së armëpushimit dyjavor.

Në një postim në Truth Social, ai ka shkruar se çdo vend që shet armë për Iranin do të përballet me masa të menjëhershme ekonomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për çdo mall të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do të ketë përjashtime”, ka shkruar ai.

Deklarata e tij erdhi pak minuta pasi, në një postim tjetër në Truth Social, Trump kishte bërë të ditur se SHBA-ja do të punojë me Iranin për të “gërmuar dhe hequr” uraniumin e pasuruar që u varros nën sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael verën e kaluar.

Megjithatë, Irani nuk e ka konfirmuar këtë deklaratë të presidentit amerikan.

Trending