Trendy

Trump sërish godet vendet e NATO-s: Asgjë s’keni bë për Iranin, këtë nuk do ta harrojmë

Para 1 orë

Presidenti i SHBA-së ka ndarë rregullisht mendimet dhe synimet e tij lidhur me luftën në Iran.

Këtë herë, Donald Trump përsëriti kritikat ndaj aleatëve perëndimorë, duke thënë se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asnjë gjë” për të mbështetur përpjekjet e SHBA-së ndaj Iranit.

Lideri amerikan duket se i dha një paralajmërim NATO-s, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga aleanca, përveç që ata të “mos e harrojnë këtë”.

“Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asnjë gjë për të ndihmuar këtë komb të çmendur, tani ushtarakisht i shkatërruar, të Iranit. SHBA nuk ka nevojë për asgjë nga NATO, por ‘mos e harroni’ këtë moment shumë të rëndësishëm!”, tha ai.

Më parë, Trump ka qenë shumë kritik ndaj aleatëve të tij në Evropë për mosdhënien e mbështetjes më të fortë ndaj luftës së tij.

Edhe pse pretendon se nuk ka nevojë për ndihmën e tyre, presidenti amerikan i ka kritikuar disa herë për faktin se nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në luftën që kanë nisur Uashingtoni dhe Izraeli.

Ndryshe, Trump edhe ditë më parë ka kritikuar vendet e NATO-s se nuk e ndihmojnë Amerikën në luftën në Lindjen e Mesme.

Trending