Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të re, që lidhet me programin bërthamor të Teheranit.
Trump tha se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe se negociatat po ecin në drejtim pozitiv, duke shtuar se palët janë më të gatshme për kompromis se më parë.
Ai u shpreh optimist se një marrëveshje “e mirë” mund të arrihet së shpejti dhe se bisedimet e ardhshme mund të zhvillohen gjatë fundjavës.










