Trendy

Trump: Vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën ajrore

Para 6 muaj

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sigurinë e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s. Në një takim dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ai u pyet nga gazetarët nëse aleatët duhet të rrëzojnë avionët rusë në rast se ata shkelin kufijtë ajrorë të tyre.

“Po, mendoj,” u përgjigj shkurt Trump, duke theksuar mbështetjen e plotë për një reagim të ashpër ndaj provokimeve ruse.

Deklarata vjen vetëm disa ditë pas një incidenti të ndodhur në Estoni, ku dy avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore për rreth 12 minuta, duke iu afruar kryeqytetit Talin. Autoritetet estoneze raportuan se pilotët rusë kishin fikur radiot e komunikimit dhe nuk kishin dhënë asnjë paralajmërim për fluturimin e tyre.

Ky zhvillim pritet të nxisë debate brenda NATO-s për mënyrën e reagimit ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore nga avionët rusë.

Trending