Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar rëndë kancelarin gjerman, Friedrich Merz, si dhe shtetin gjerman.
Në një postim në Truth Social, Trump ka shkruar se kancelari i Gjermanisë mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore.
Ndërkaq, për Gjermaninë ai ka deklaruar se nuk është e çuditshme që vendi po përballet me probleme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspekte të tjera.
“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng. Unë po bëj diçka me Iranin tani, që kombet e tjera, ose presidentët, duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht, ashtu edhe në aspektet e tjera!”, ka shkruar Trumpi.
Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Merzit të hënën në një ngjarje në Gjermaninë Perëndimore, ku kishte thënë se Irani po poshtëron SHBA-në.










