Në një postim në Truth Social të premten, Trump bëri të ditur se po shqyrtojnë përfundimin e përpjekjeve ushtarake kundër regjimit të Iranit. Ai shkroi:
“Po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tona, ndërsa po shqyrtojmë përfundimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me regjimin terrorist të Iranit.”
Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, Trump theksoi se ajo duhet të “ruhet dhe patrullohet nga vendet që e përdorin”, duke saktësuar se SHBA-ja nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në këtë proces.










