Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rinisur kritikat e tij ndaj Papa Leonit, duke shkruar në mediat sociale gjatë natës se dikush duhet t’i tregojë atij që Irani ka vrarë mbi 40 mijë protestues të pafajshëm e të paarmatosur.
“A mund t’i thotë dikush Papa Leonit se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit, dhe se që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”, ka shkruar Trumpi. Pasi Papa kishte komentuar mbi luftën në Iran, Trumpi u kishte thënë gazetarëve në fillim të këtij muaji se ai “nuk është një tifoz i madh” i Papës amerikan, duke e akuzuar atë se është “I dobët në krim dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme”. Ndërkohë, Papa Leoni i është përgjigjur duke thënë se “nuk ka frikë” nga administrata Trump dhe se do të vazhdojë të flasë hapur.










