Trendy

Trup i pajetë i një personi nga Tetova gjendet në një veturë në afërsi të fshatit Nerasht

Para 4 muaj

Një trup i pajetë i një personi nga Tetova është gjetur brenda një veture në fushat pranë fshatit Nerasht të Tetovës. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima mund të ketë shenja dhune, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin, ndërsa ekipi hetimor po zhvillon procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve fillestare.

Trending