Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se qeveria franceze po punon për të miratuar një projekt-ligj që do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.
Qëllimi i kësaj mase është të mbrojë shëndetin mendor dhe zhvillimin e të rinjve kundër ndikimeve negative të platformave si Instagram, TikTok, Facebook etj..
Macron tha se dëshiron të përdorë një procedurë të përshpejtuar ligjore, që ky propozim të kalojë më shpejt në Parlament dhe të miratohet para fillimit të vitit të ri shkollor në shtator 2026.
Në një mesazh të shpërndarë në media, Presidenti theksoi se truri dhe emocionaliteti i fëmijëve nuk duhet të shiten apo manipulohet për përfitime të kompanive teknologjike, duke iu referuar rreziqeve që rrjetet sociale mund të sjellin për fëmijët./tetova1.mk







