Trendy

Tubim masiv i VLEN-it/Adnan Azizi: Reçica e Vogël me zemër të madhe.

Para 6 muaj

Sot në Reçicë të Vogël, tubimi i VLEN-it tërhoqi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duke treguar mbështetjen e gjerë për programin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin e komunës.

Kryetari dhe kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me kandidatët për këshilltarë dhe përfaqësuesit e Forumeve të Gruas dhe Rinor, takuan qytetarët, shkëmbyen ide dhe dëgjuan shqetësimet e tyre.

Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi, përmes rrjetit social Facebook shkroi: “Recica e Vogel me ❤️ të Madhe — Live 🔥🔥🔥”, duke përshkruar atmosferën e ngrohtë dhe energjinë e madhe të pjesëmarrësve.

Tubimi i sotëm është një dëshmi e qartë e masovitetit dhe mbështetjes së qytetarëve për VLEN-in, si dhe një motiv shtesë për vazhdimin e fushatës për zgjedhjet lokale.

Trending