Trendy

Turistë izraelitë rrihen brutalisht në qendrën e skijimit në Bansko (Video)

Para 4 orë

Një incident i rëndë ka ndodhur në qendrën bullgare të skijimit Bansko, ku një grup turistësh izraelitë janë sulmuar fizikisht në pistat e skijimit, përcjell tetova1

Sipas informacioneve fillestare, ka shpërthyer një përleshje ku janë përfshirë disa persona. Në vendngjarje kanë ndërhyrë sigurimi i qendrës si dhe skiatorë të tjerë të pranishëm për të ndalur dhunën.

Shkaqet e incidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por sipas raportimeve paraprake, turistët dyshohet se janë sulmuar për shkak të kombësisë së tyre. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkallën e lëndimeve, ndërsa autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik, veçanërisht lidhur me sigurinë e turistëve në qendrat dimërore, të cilat në këtë periudhë janë ndër destinacionet më të frekuentuara në rajon./tetova1.mk

Trending