Në qytetin e Prizrenit është zhvilluar një ngjarje e pazakontë që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, pasi u organizua një performancë e frymëzuar nga periudha osmane, përcjell tetova1
Sipas videos së publikuar, ushtarë turq morën pjesë në një marsh ceremonial nëpër qytet, të shoqëruar nga muzika tradicionale “Mehter” – e njohur si orkestër ushtarake nga koha e Perandorisë Osmane.
Ngjarja tërhoqi një numër të madh qytetarësh dhe vizitorësh, të cilët e ndoqën marshin nëpër rrugët e qytetit, ndërsa disa prej tyre e filmuan dhe e shpërndanë në rrjetet sociale.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare se kush e organizoi saktësisht këtë aktivitet dhe nëse bëhet fjalë për një manifestim kulturor apo pjesë e një programi më të gjerë bashkëpunimi.
Videoja ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik – nga interesimi për traditën historike, deri te debatet për simbolikën e ngjarjeve të tilla në rajon./tetova1.mk/
🇽🇰🇹🇷 Turkey organized an Ottoman-era military performance in Prizren, Kosovo.
Turkish soldiers were seen leading the
"Mehter" march around the city. pic.twitter.com/IyKhFYhV3r— kos_data (@kos_data) April 25, 2026






