Maqedoni

“U bëjmë thirrje të gjithëve të reflektojnë”, BDI-ja i përgjigjet pyetjes “kush destabilizon vendin?”

Autori

Autori

Portali Tetova

November 13, 2024, 10:11

Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, reaguan sot integristët, përcjell TV21. Nga BDI i janë përgjigjur disa herë pyetjes “kush destabilizon vendin?”, ndërsa akuzojnë qeverinë aktuale se po godasin multietnicitetin dhe barazinë në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Në përgjigje të deklaratave të fundit që adresojnë BDI-në si një faktor destabilizues, theksojmë se është shqetësuese lehtësia në përdorimin e retorikës ndarëse dhe akuzat që në realitet godasin multietnicitetin dhe barazinë në vendin tonë.

Prandaj, shtrojmë disa pyetje për të ndriçuar të vërtetën:

Kush destabilizon vendin? Ata që thonë “ta kthejmë vendin për maqedonasit” apo ata që mbrojnë multietnicitetin dhe barazinë?

Kush destabilizon vendin? Ata që shkelin vullnetin e mbi 40% të komuniteteve etnike në një vend multietnik apo ata që promovojnë demokraci të barabartë dhe funksionale?

Kush destabilizon vendin? Ata që përjashtojnë diasporën nga llogaritjet politike dhe financiare, megjithëse ajo diasporë ruan stabilitetin financiar të vendit, paguan taksa dhe është ambasadorja më e madhe e këtij vendi?

Kush destabilizon vendin? Ata që urdhërojnë Gjykatën Kushtetuese të heqë zemrën e Marrëveshjes së Ohrit – të drejtën për identifikim etnik – apo ata që respektojnë këtë të drejtë për të gjithë qytetarët?

Kush destabilizon vendin? Ata që anulojnë mekanizmat që integruan një popull të tërë në institucionet e shtetit unitar në vend të krijimit të institucioneve paralele apo ata që ndërtojnë një shtet dhe shoqëri të barabartë?

Kush destabilizon vendin? Ata që përpiqen të fshijnë dhe të anulojnë më të shenjtën, gjuhën shqipe, apo ata që zyrtarizuan shqipen në vend dhe maqedonishten në Bashkimin Evropian?

Kush destabilizon vendin? Ata që për vite të tëra bllokuan integrimin në NATO apo ata që e integruan vendin në NATO? Ata që bllokuan rrugën drejt Bashkimit Evropian apo ata që hapën negociatat dhe mbajtën Konferencën e Parë Ndërqeveritare?

BDI-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur barazinë, multietnicitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si një themel të paqes dhe stabilitetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të reflektojnë mbi këto pyetje dhe të ndërmarrin veprime që promovojnë unitet dhe barazi, në vend të përçarjeve që rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!

Më shumë nga kategoria

IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
IMG_1501
Austri/ Lavdrim Rexhepi nga Kumanova shënoi fitore me nokaut
IMG_1497
Ndeshja numër 100 me Granadën, Uzuni: Lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët
IMG_2225
Aksident i rëndë në hyrje të fshatit Bogovinë lëndohen tre persona
IMG_2222
Për shkak të çmimit të lartë, taksisti nga Gostivari rrihet keq nga 3 persona
IMG_2220
Haradinaj: Kurti nuk do të jetë më kryeministër
IMG_2211
Debat për zgjedhje të parakohshme parlamentare – Ahmeti insiston, Taravari thotë se nevojitet konsensus më i gjerë
IMG_2203
Zgjedhje parlamentare menjëherë pas zgjedhjeve lokale!
IMG_2197
Mexhiti: Shkelësit e ligjit për zbatimin e gjuhëve do të përballen me masa ndëshkuese