Më 27 korrik 2025, në rrugën rajonale Tetovë – fshati Zhelinë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar dhe privuar nga liria një 44-vjeçar me inicialet N.R. nga Tetova.
Gjatë kontrollit të realizuar, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një materie e bardhë në formë pluhuri që dyshohet të jetë substancë narkotike. Personi është shoqëruar në stacionin policor ku është ndaluar për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e substancës së konfiskuar.










