Trendy

U soll në mënyrë agresive ndaj policëve, në pranga 31 vjeçari nga Reçica e Vogël

Para 2 muaj

Të hënën, rreth orës 20:30, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjestarët e policisë kanë arrestuar personat Sh.H.(31) nga Reçica e Vogël dhe S.H.(27) nga Tetova.

Gjatë një kontrolli rrugor, policia ka ndaluar automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga Sh.H.(31), ku janë konstatuar disa shkelje të rregullave të trafikun.

Gjatë procesit, shoferi ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe të ofendojë policët, ndërsa pasagjeri S.H.(27) ka refuzuar të identifikohet.

Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending