Trendy

U zgjodhën ministrat, Azizi uron Salin dhe Hoxhën

Para 3 muaj

Kuvendi sot ka votuar emërimin e Bekim Salit në pozitën e zv/Kryeministrit të Parë dhe Ministrit për Eurointegrime, si dhe emërimin e Muhamet Hoxhës në pozitën e Ministrit të Ambientit Jetësor.

Me këtë rast, deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka uruar dy ministrat për detyrat e reja, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe shumë suksese në realizimin e obligimeve institucionale.

Azizi ka theksuar se është i bindur se Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha do të jenë zë i fuqishëm në pushtetin qendror dhe do të kontribuojnë në çuarjen përpara të agjendës së koalicionit VLEN, përmes punës dhe përkushtimit të tyre në shërbim të qytetarëve.

“Jam i bindur se do të jenë zë i fuqishëm në pushtetin qendror për ta çuar përpara agjendën e VLEN-it, me punë dhe përkushtim,” thuhet në shkrimin e deputetit Adnan Azizi.

Trending