Trendy

Udhëheqësit e G7: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Para 5 muaj

Udhëheqësit e G7 kanë pohuar se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet” dhe se “ne përsërisim mbështetjen tonë për sigurinë e Izraelit”, në një deklaratë në të cilën e quajtën Iranin “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal”.

Izraeli nisi një sulmndaj Iranit të premten, ndërsa Washingtoni dhe Teherani ishin në mes të negociatave bërthamore, dhe deri më tani ka vrarë më shumë se 200 njerëz, kryesisht civilë dhe shumë prej tyre fëmijë, thotë Irani.
Sulmet hakmarrëse nga Irani kanë vrarë 24 persona, të gjithë civilë, thotë Izraeli.
Raportet e mëparshme kishin thënë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump refuzoi të nënshkruante një deklaratë që bënte thirrje për përmbajtje, ulje të tensioneve dhe diplomaci.

Deklarata e plotë:

Ne, udhëheqësit e G7, përsërisim angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, ne pohojmë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ne përsërisim mbështetjen tonë për sigurinë e Izraelit.

Ne gjithashtu pohojmë rëndësinë e mbrojtjes së civilëve.

Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal.
Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore.
Ne kërkojmë që zgjidhja e krizës iraniane të çojë në një ulje më të gjerë të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një armëpushim në Gaza.
Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj implikimeve për tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe do të jemi të gatshëm të koordinohemi, duke përfshirë edhe me partnerë me të njëjtat mendime, për të mbrojtur stabilitetin e tregut.

Trending