Trendy

Udhëtoni për në Greqi? Rregullat e reja për ndihmën e parë dhe dënimet që mund t’ju kushtojnë shtrejt

Para 1 orë

Shoferët që planifikojnë pushime në Greqi këtë sezon do të duhet të përshtaten me rregulla të reja më të rrepta. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për komunikacionin, po vendoset një standard i ri për ndihmën e parë (DIN 13164:2022), i cili është më i shtrenjtë dhe më i kompletuar se ai i mëparshmi.

Seti i ri i ndihmës së parë kushton rreth 31 euro, ndryshe nga ai i vjetri që ishte dukshëm më i lirë. Gjoba për një set të papërshtatshëm është 30 euro, ndërsa ai duhet të përmbajë 16 elemente të detyrueshme, mes tyre batanije termike, materiale për trajtimin e djegieve dhe maska mbrojtëse.

Sipas mediave greke, masat tashmë kanë hyrë në fuqi dhe sjellin ndryshime për shoferët. Kufizimi i shpejtësisë në zonat e banuara është ulur nga 50 në 30 kilometra në orë.

Përveç kësaj, është e detyrueshme që në automjet të ketë aparat kundër zjarrit, trekëndësh sinjalizues, jelek reflektues dhe gomë rezervë.

Trending