Universiteti i Evropës Juglindore ka njoftuar për një vizitë zyrtare të realizuar në Koç University, në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, Rektori i UEJL-së, Sadudin Ibraimi, së bashku me këshilltarin e tij Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorin e Financave dhe Burimeve Njerëzore Nebi Xhemali, zhvilluan këtë vizitë ku u pritën nga Prorektorja për Çështje Akademike, Funda Yağcı Acar.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në arsimin e lartë, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Nga të dy palët u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndëruniversitare dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në nivel ndërkombëtar.
Njoftimi i plotë:
“Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me këshilltarin e tij, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorin e Financave dhe Burimeve Njerëzore, z. Nebi Xhemali, realoizuan vizitë zyrtare në Universitetin Koç (Koç University).
Gjatë vizitës, delegacioni i UEJL-së u prit nga Prorektorja për Çështje Akademike, Prof. Dr. Funda Yağcı Acar, me të cilën u zhvillua një takim pune mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Në takim u diskutua për aktualitetet në fushën e arsimit të lartë, si dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy universiteteve.
Nga të dy palët u vlerësua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndëruniversitare dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim e UEJL-së./tetova1.mk/










