Trendy

UEJL renditet në top 3 Universitetet QS World University Rankings 2026

Para 4 javë

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) u rendit në mesin e tre universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut sipas klasifikimit të QS World University Rankings 2026, duke konfirmuar statusin e tij si një nga institucionet më dinamike dhe të qëndrueshme në arsimin e lartë në rajon, përcjell KDP.

Suksesi, sipas universitetit, reflekton cilësinë e stafit akademik, angazhimin e studentëve dhe vizionin strategjik të menaxhmentit, duke treguar se ekselenca matet më shumë me rezultatet dhe ndikimin akademik sesa me madhësinë e institucionit.

Performanca e stafit dhe studentëve tregon nivel të lartë produktiviteti shkencor dhe ndikim ndërkombëtar, duke vendosur UEJL-në si një qendër udhëheqëse për inovacion dhe kërkim shkencor me impakt global. Rezultatet në publikime dhe citime përforcojnë orientimin e universitetit drejt cilësisë dhe ekselencës akademike.

Të dhënat mbi punësimin tregojnë se diplomantët e UEJL-së janë të përgatitur për të hyrë me sukses në tregun global të punës, duke ndërtuar karriera të qëndrueshme dhe duke aplikuar njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve.

Diversiteti ndërkombëtar i studentëve dhe stafit krijon një mjedis global të pasur ku kulturat dhe idetë ndërthuren, duke ofruar perspektiva unike dhe mundësi të pakufizuara për zhvillim personal dhe profesional.

Ky sukses është fryt i përkushtimit të palodhshëm të stafit akademik, energjisë së jashtëzakonshme të studentëve dhe vizionit strategjik të menaxhmentit. Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të vendosë standarde të reja në arsimin e lartë, duke ofruar një mjedis ku ekselenca akademike, inovacioni dhe mundësitë globale bashkohen për të ndërtuar të ardhmen.

Trending