Presidenti Donald Trump, kërcënoi ditën e sotme se do të “shkatërrojë” termocentralet e Republikës Islamike nëse Teherani nuk e rihap ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve.
Lidhur me këtë ka reaguar së fundimi ministri i jashtëm i vendit, Seyed Abbas Araghchi, i cili ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit nuk është e mybllur, por pasiguara që ka sjellë lufta e nisur prej SHBA-së ka rritur frikën e anijeve që kalojnë aty.
Sa i takon kërcënimit, Araghchi tha se do të ishte më mirë sikur SHBA-ja në përpjekjet e saj për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, të përdorte respektin në vend të kërcënimeve.
“Ngushtësia e Hormuzit nuk është mbyllur. Anijet hezitojnë sepse siguruesit kanë frikë se lufta e zgjedhur që ju nisët, jo Irani, asnjë sigurues, dhe asnjë iranian, do të ndikohet nga më shumë kërcënime. Provoni respektin, liria e lundrimit nuk mund të ekzistojë pa lirinë e tregtisë. Respektoni të dyja, ose mos prisni asnjërën”, shkroi Araghchi në “X”
Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftimeve dhe është akuzuar për shënjestrimin e anijeve tregtare. Rruga ujore është jetësore sepse sasi të konsiderueshme të naftës botërore kalojnë nëpër të çdo ditë.










