Trendy

Ushtria izraelite: Irani nuk do të realizojë ambiciet e tij

Para 7 sekonda

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, ka deklaruar se Irani nuk do të “arrijë të realizojë ambiciet e tij”.

Zamiri tha se ushtria “ka nisur një fushatë të paprecedentë kundër regjimit iranian, i cili për vite me radhë ka ndërtuar një plan për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit dhe ka zhvilluar kapacitete praktike për ta realizuar atë”.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në gatishmëri, nuk do të lejojmë Iranin të realizojë ambiciet e tij dhe do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit,” citohet të ketë thënë Zamiri nga The Times of Israel.

Në Liban, ushtria izraelite synon të “krijojë një realitet të ri” që garanton sigurinë e izraelitëve në veri, shtoi ai. (A2 Televizion)

Trending