Bota

Ushtria izraelite ka filluar një operacion tokësor në Rripin e Gazës

March 20, 2025, 08:03

Pak pas rifillimit të sulmeve ajrore ushtria izraelite ka filluar një operacion tokësor në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite thotë se synon të krijojë përsëri një “zonë tampon”.
Kryqi i Kuq jep alarmin – gjatë 36 orëve të fundit numri i të lënduarve është rritur ndjeshëm për shkak të rifillimit të operacioneve tokësore.

Ushtria izraelite ka nisur një operacion të ri tokësor në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit të forcave të armatosura operacioni “i kufizuar” në veri të zonës bregdetare synon të krijojë një “zonë tampon” midis veriut dhe jugut të zonës.
Trupat tokësore kanë zgjeruar si pjesë të ofensivës edhe kontrollin e tyre në të ashtuquajturin Korridori Netzarim. Ky korridor ndan brezin bregdetar në gjysmën veriore dhe atë jugore. Ushtarët izraelitë njoftohet se kanë përparuar deri në mes të korridorit.

Izraeli kishte rifilluar më parë sulmet ajrore, duke thyer kështu armëpushimin që kishte qenë në fuqi që nga mesi i janarit. Gjatë armëpushimit dhjetëra-mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në veri të rajonit bregdetar.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se gjatë 36 orëve të fundit numri i të lënduarve është rritur ndjeshëm për shkak të rifillimit të operacioneve tokësore. Për shkak të pezullimit të ndihmave humanitarenë zonën bregdetare, rezervat e furnizimeve mjekësore kanë rënë ndjeshëm.
Përveç kësaj personeli i spitalit po lufton për të përballuar rritjen e madhe të numrit të viktimave, tha Kryeqi i Kuq.

Thuhet se vetëm sulmet ajrore të fundit mund të kenë shkaktuar qindra të vdekur – Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga organizata terroriste Hamas, raportoi për më shumë se 400 viktima, ndër të cilat shumë gra dhe të mitur. Gjatë sulmeve u plagosën më shumë se 560 vetë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ketë evakuime të palestinezëve nga zonat e luftimit në Rripin e Gazës.
Izraeli po përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij të re ushtarake, tha Katz.
Nëse Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura izraelite, “Izraeli do të veprojë me një intensitet që nuk e keni parë kurrë më parë,” tha Katz. Sipas ushtrisë izraelite 34 prej pegjeve thuhet se kanë vdekur.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
alergjite
Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme
muhamed lika
Aksion i madh në Kacanik, policia bllokon qytezën për vrasjen e reshterit Muhamed Lika
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin