Trendy

Uzairi: Ne nuk do të tërhiqemi. Ne do të matemi me qytetarët

Para 11 muaj

Sekretari organizativ i ASH-së gadaf Uzairi nëpërmjet një publikimi në facebook edhe një her i ka dhënë përkrahje vendimeve të Taravarit, informon portali “tetova1”.
Në postimin e tij thuhet:
Aleanca për Shqiptarët, me Arben Taravarin në krye, e bëri hapin vendimtar,e sollëm ndryshimin që të gjithë e prisnin: BDI në opozitë dhe një faqe e re për shqiptarët në Maqedoni.
Kur kërkuam marrëveshje të drejtë për komunat u refuzuam. Kur kërkuam lista të ndara për këshilltarë u mbyll dera. Kur kërkuam matje reale politike na quajtën përçarës.
Tani, të njëjtët që premtuan shkrirjen e VLEN-it, e harruan zotimin. U riorganizuan, nisën fushata me fake profile, dhe u kthyen kundër nesh jo me ide, por me fyerje.
Ne nuk do të tërhiqemi. Ne do të matemi me qytetarët, jo me klikën e radhës.
Aleanca për Shqiptarët është këtu për ta mbrojtur parimin, jo për ta ruajtur karrigen.

Trending