“Me keqardhje dhe zhgënjim të thellë, sot dëgjova një konferencë për media ku disa ish bashkëpartiakë tanë, funksionarë të djeshëm e rrogëtarë të sotëm (disa në detyrë, disa në pritje) u përpoqën t’i hedhin pluhur syve të anëtarësisë, duke u shitur si mbajtës të një “kauze”.
Por me plot bindje po ju them: ju nuk përfaqësoni asnjë kauzë tjetër përveç interesit personal dhe hakun e aktivistit të Aleancës.
Sot fytyrat tuaja folën më shumë se fjalët. Nuk ishit në gjendje të bindni as vetveten për ato që thoshit e jo më të tjerët.
Zgjedhjet janë me shpejt se sa mendoni ju.
Me keqardhje e them kjo fotografi e juaja do ngelet gjatë në memorin e aktivistit si njerëz që kontrabanduan mundin dhe hakun e tyre!” – ka shkruar Gadaf Uzeiri, sekretar organizativ i ASH-së.










