Sekretari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gadaf Uzairi, ka reaguar pas spekulimeve të fundit mbi një takim të mundshëm mes kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Uzairi nuk ka pohuar dhe as mohuar këto spekulime, por ka theksuar se ASH dhe Taravari mbeten të përkushtuar ndaj interesave të shqiptarëve.
“Rini të qetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari janë gjithmonë në rrugën e drejtë dhe në përputhje me kërkesat e shqiptarëve,” ka deklaruar Uzairi.
Ky reagim vjen në një kohë kur skena politike shqiptare është e mbushur me spekulime dhe diskutime mbi lëvizjet e mundshme të liderëve politikë.