Një ngjarje e rëndë është raportuar pak çaste më parë në Tetovë, ku një vajzë me inicialet S.A. ka rënë nga kati i tretë i një objekti banimi në afërsi të Xhamia Gam Gam, përcjell tetova1
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar të lënduarën.
Sipas informacioneve jozyrtare, vajza është e lindur në vitin 2006. Ajo është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në klinikat në Shkup.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vajza është gjallë dhe në vetëdije, por ka pësuar fraktura të unazave dhe disa lëndime të tjera. Mjekët po vazhdojnë trajtimin e saj, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim./tetova1.mk










