Me përditësimet e fundit të modelit meteorologjik ECMWF (Qendra Evropiane për Parashikime Afatmesme), parashikohet depërtimi i një vale polare nga Arktiku në të gjithë Ballkanin dhe në Maqedoni gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit tetor. Kjo mund të sjellë temperatura shumë të ulëta të ajrit, të cilat në vende të caktuara do të ulen edhe nën -10 gradë, njoftoi meteorologu Sllavço Poposki.
„Sa u përket reshjeve, priten reshje më të dobëta lokale dëbore në mbarë Gadishullin Ballkanik në periudhën e sipërmendur. Dua të theksoj se bëhet fjalë për një analizë meteorologjike shumë jozyrtare dhe se me përditësimet e reja të këtij modeli sigurisht që do të ketë ndryshime të mëtejshme. Për çfarë ndryshimesh do të bëhet fjalë, do t’ju informoj në postimet e mia të ardhshme meteorologjike. Me këtë dua të nëntaksoj se ky paralajmërim në asnjë mënyrë nuk duhet të merret si përfundimtar, por vetëm si një paralajmërim jozyrtar meteorologjik“, deklaroi ai.(INA)











