Lajme

Valon Saraçini, Bekim Neziri, Shaban Saliu të arrestuar, kërkohet edhe Driton Kuçi

April 12, 2025, 08:04

Zgjerohet hetimi për zjarrin tragjik në Kërçovë: Të arrestuar ish-ministra dhe zyrtarë të lartë, në mesin e tyre edhe ambasadori në Norvegji

Sipas burimeve të 360 Gradë, Prokuroria ka zgjeruar hetimet për zjarrin tragjik që ndodhi më 16 mars në lokalin e njohur si “Kabarja Puls” në Koçan, ku humbën jetën 61 persona. Hetimi është zgjeruar ndaj 23 personave të tjerë të dyshuar, prej të cilëve 19 janë arrestuar ose janë në proces arrestimi.

Ndër të arrestuarit janë ish-ministrat e Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, si dhe ministri aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Shaban Saliu. Po ashtu, është arrestuar edhe drejtori aktual i DMSH-së, Xhevat Selami, përfaqësues i koalicionit VLEN.

Sipas informatave të 360 Gradë, njëri nga të dyshuarit, Driton Kuçi – ish-ministër i Ekonomisë dhe aktualisht ambasador i Maqedonisë së Veriut në Norvegji – nuk ndodhet në vend, dhe ndaj tij pritet të ndërmerren masa të mëtejshme.

Hetimi përfshin përgjegjësi institucionale që datojnë nga viti 2012 e deri në ditën e ngjarjes tragjike, ku dyshohet se ka pasur neglizhencë sistematike si në Ministrinë e Ekonomisë, ashtu edhe në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ndërkohë, udhëheqësia e Inspektoratit Shtetëror të Tregut nuk është përfshirë në hetime.

Sipas të njëjtave burime, të gjithë ata që kanë ushtruar funksione si ministra të Ekonomisë dhe drejtorë të DMSH-së që nga viti 2012 janë arrestuar, me përjashtim të ministrit aktual të Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili nuk është subjekt i hetimit.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Koçan është duke u zhvilluar hetimi për këtë rast që tronditi opinionin publik.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim

Më shumë nga kategoria

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_2270
Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit
IMG_2267
43-vjeçarit nga Bogovina i gjendet kokainë në pikë pagesën rrugore – arrestohet nga policia e Tetovës
IMG_2266
Toshkovski: LSDM, BDI dhe “E Majta” më sulmojnë sepse po ndryshojë punët
6f7ac0a5f69f4ec109ef67d41b937d08
Qeveria njofton investim të ri në infrastrukturë: Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares
IMG_2258
Raportohet se ka marrëveshje LVV - Nisma, Limaj propozohet për kryeparlamentar
Demo Berisha
Demo Berisha, shqiptari që e quan Serbinë atdhe, propozohet Ministër për të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Serbisë