Kostot e banimit në Gjermani janë tepër të shtrenjta. Aq të shtrenjta sa që shumë njerëz po i fusin në varfëri, në veçanti disa grupe të veçanta, si pensionistët, studentët, fëmijët… Nga varfëria për shkak të kostove të banimit janë të prekur 21,2% e popullsisë në Gjermani, që do të thotë 17,5 milionë vetë. Këto janë të dhënat zyrtare, por po të merren në konsideratë edhe kostot e banimit, do të dilte në pah një grup shtesë deri më tani i pa konsideruar prej 5,4 milionë vetësh që jetojnë nën kufirin e varfërisë, thuhet në studimet gjermane.
Nga ky studim del se 21,7 e qytetarëve me probleme të mëdha sociale për shkak të kostove të banimit janë nga mosha 65 vjeç e lart. Por edhe të rinjtë, sidomos ata nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë në kufijtë e varfërisë. Kuota e varfërisë tek ky grup është rreth 31%. E varfëria shumë e lartë është edhe tek familjet me një prind, 36%. E shumë të rrezikuar janë edhe beqarët, sidomos ata në moshën e pensionit, ku kuota është 41,7%.