I është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizajt, përcjell klankosova.tv.
Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dorasit, Valon Aliu.