Komuna e Tetovës do të ndajë 1 mijë vauçerë me vlerë prej 3 mijë denarëve për qytetarët me të ardhura të ulëta. Me këto vauçerë ata do të mund të paguajnë detyrimet ndaj komunës së Tetovës, Ndërmarrjes Komunale “Sharri” dhe Ndërmarrjes për Grumbullimin e Mbeturinave. Sipas kryetarit Kasami qëllimi është që tu ndihmohet qytetarëve me të ardhura t ulëta.
“Përmes kësaj thirrjeje, Komuna e Tetovës do të ndajë 1.000 vouçerë në vlerë prej 3.000 denarësh secili, e që do të mund të përdoren ekskluzivisht për shlyerjen e obligimeve ndaj Komunës së Tetovës (taksë mbi pasurinë), si dhe për pagesën e shërbimeve të ofruara nga Ndërmarrja Publike “Sharri” dhe kompania “Saubermacher” . E drejta për të përfituar nga kjo ndihmë i takon këtyre kategorive të qytetarëve të Komunës së Tetovës: Përfituesve të ndihmës minimale të garantuar, Pensionistëve që marrin pension social. Thirrja është e hapur nga data 11 qershor deri më 30 qershor 2025, dhe aplikimi bëhet përmes dorëzimit të kërkesës pranë sporteleve të Komunës”, tha Bilall Kasami – Kryetar I Komunës së Tetovës.










