Kosove

Vauçerët për kondicionerë inverter – Radhë të gjata para Ministrisë së Ekonomisë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 6, 2024, 04:02

Ministria Ekonomisë shpalli thirrjet publike për 15 ditë, por mjaftuan vetëm 4 ditë që të plotësohet numri i paraparë për marrjen e vauçerëve për blerje të kondicionerëve inverter për ngrohje në 2024, shkruan Alsat.

Që në ditën e parë kur edhe u mbyllën sportele radhë të gjata të qytetarëve pati nga i gjithë shteti para godinës së ministrisë. Qytetarët thonë se kanë plotësuar dokumentet dhe presin që me marrjen e vauçerëve për efikasitet energjetik do të kursejnë për ngrohje gjatë dimrit.

“Do të shohim si për të gjithë edhe për mua! Deri më tani jam ngrohur me dru, shtrenjtë ishin 5 mijë denarë metri katror dhe tani vështirë edhe të gjenden”, tha njw qytetar

“Definitivisht na duhen këto kondicionerë sepse jemi nga shoqata e të verbërve dhe nuk mund të shfrytëzojmë dru ose tjera materiale për ngrohje”, u shpreh njw qytetar tjetwr.

“Mendoj se do të kursejmë se nuk di, deri më tani jam ngrohur me kalorifer dhe kam shpenzuar 7-8 mijë denarë në muaj”, theksoi njw qytetar.

“Kam ardhur nga Prilepi të dorëzoj direkt në sportel sepse postat nuk janë të sigurta erdhe direkt, por deri më tani ngrohem me dru dhe shpenzoj 7-8 metër kub gjatë dimrit”, tha njw tjetwr qytetar.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se kërkesa ishte shumë më e lartë se oferta dhe po të shkohej me këtë ritëm deri në ditën e fundit të shpalljes do të shumëfishoheshin aplikimet nga qytetarët.

“Në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë, në vetëm katër ditë nga shpallja e thirrjeve publike, janë marrë mbi 9 mijë aplikime për dhënien e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në amvisëri për vitin 2024, që tejkalon numrin e parashikuar prej mbi 78,000 familjarë që mund të marrin kupon për kondicioner inverter sipas mjeteve të parashikuara”, thonw nga Ministria e Ekonomisë.

Gjithsej 255 milion denarë ose 4,1 milionë euro janë planifikuar për këto dy thirrje publike, prej të cilave 45 milion denarë janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së ekonomisë për efikasitetin energjetik të amvisërive gjatë këtij viti.

Për kategoritë me të ardhura të ulëta do të marrin 27-30 mijë denarë, kurse për rajone të caktuara ku është vlerësuar që ka shpenzime të shumta dhe ndotje nga ngrohja janë paraparë të jepen nga 23-25 mijë denarë./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve