Më datë 05.08.2024, në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 15:00, në bulevardet ,,Iliria”, ,,Vidoje Smilevski Bato”, ,,Ilinden” dhe tek mbikalimi për në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë në bashkëpunim me zyrtarët e Qendrës për punë sociale kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e lypjes së lëmoshës.
Gjatë kontrollit duke lypur janë ndaluar M.M. (27) nga Prelubishti i Tetovës, N.M. (22) nga Kumanova, O.R., (47) nga Manastiri, R.I. (22) nga Kosova dhe një i mitur të cilët janë gjetur duke lypur lëmoshë. Për të gjithë janë përgatitur parashtresat përkatëse, e më pas iu janë dorëzuar zyrtarëve nga Qendra për punë sociale Tetovë për veprime të mëtutjeshme. TS