Në Tetovë po vazhdon dëmtimi i shtyllave elektrike në të ashtuquajturën Rruga e Butiqeve, një zonë që së fundmi ishte rregulluar dhe investuar për të përmirësuar pamjen dhe funksionimin e saj për qytetarët dhe bizneset, njofton tetova1.
Me këtë rast kanë reaguar nga Komuna e Tetovës:
“Çdo investim publik bëhet për të mirën e qytetarëve. Dëmtimi i tyre nuk është vetëm shkatërrim i pronës publike, por edhe dëm ndaj vetë qytetit.Fatkeqësisht, po vazhdon dëmtimi dhe moskujdesi ndaj Rrugës së Butiqeve, një rrugë që u rregullua dhe u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Ajo që u ndërtua me mund dhe investim për të përmirësuar pamjen dhe funksionimin e kësaj zone, sot po dëmtohet nga pakujdesia dhe veprime të papërgjegjshme.TETOVA MERITON MË SHUMË!”thuhet në reagimin e komunës së Tetovës./Tetova1/










