Trendy

Vazhdon dëmtimi i tabelave të vendosura në parkun kombëtar MALI SHARR

Para 6 muaj

“Me shumë trishtim dhe zhgënjim ju informojmë se një pjesë e tabelave të reja informuese në Parkun Kombëtar Sharr janë vandalizuar. Ky akt është raportuar në polici dhe organet kompetente tashmë janë duke punuar për të identifikuar autorët.
Ndërkohë që ne, me dashuri dhe përkushtim, pastrojmë mbeturinat dhe punojmë për përmirësimin e përvojës për të gjithë vizitorët, disa zgjedhin të shkatërrojnë dhe të dëmtojnë.
📌 Përsërisim, kush është i përjashtuar nga pagesa?
🏡 Banorët e fshatrave brenda parkut,
🏡 Pronarët e pronave private,
🏢 Personat juridikë të regjistruar në territorin e parkut,
janë të përjashtuar nga pagesa për lëvizje brenda zonave të tyre.
Këto akte vandalizmi nuk janë vetëm një mungesë respekti ndaj përpjekjes së të gjithë atyre që kujdesen për Sharrin, por edhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një institucioni shtetëror dhe një pasurie natyrore të mbrojtur.
Autorëve le t’u shërbejë për nder (me ironi).
Ndërsa të gjithë ata që me të vërtetë e duan Malin Sharr, i ftojmë të kontribuojnë për mbrojtjen e tij:
Ruani tabelat informative– ato janë aty për të gjithë ne.
Mbështetni qëndrueshmërinë e parkut duke paguar tarifën e hyrjes me automjet motorik – thjesht, me dërgimin e një mesazhi -porosi SMS.
Ta ruajmë Sharrin – për veten tonë dhe për brezat që do të vijnë!”, thuhet nw reagimin e Parkut kombëtar MALI SHARR

Trending