Trendy

Vdekja e tetovarit duke punuar, policia jep detaje – ja si ka ndodhur ngjarja

Para 3 orë

Më 21.04.2026 në ora 17:00 në Stacionin Policor të Gallatës është denoncuar se në fshatin Gradec të Gostivarit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shtëpi private, ka ndërruar jetë I.A.(48) nga Tetova.

Sipas denoncimit, gjatë përpjekjes për të zhbllokuar një kabllo të bllokuar të kranit, ka ardhur deri te thyerja e një pjese metalike të konstruksionit, e cila e ka goditur I.A. në pjesën e kokës.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i DPB Gostivar.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

Trending