Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është prononcuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 32-vjeçarit Vedat Ademi në Spitalin e Kumanovës.
Ministri njofton se ka urdhëruar një ekip ekspertësh nga Ministria të vlerësojnë faktet dhe nëse ka pasur lëshim nga ana e ekipit mjekësor, kërkon dënim të rreptë për të njëjtin.
Shkrimi i plotë i Taravarit:
Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.
Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.
32 vjeçari quhej Vedat Ademi.
Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…
I shpreh ngushëllimet e mia familjes!
Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!
Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!
Kam urdhëruar një ekip ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësishtë!
Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…