Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në Kllokot.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.
Sipas policisë, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Banja Nëna Naile, Kllokot 01.05.2026 – 16:00. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit, pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, është thënë në raportin policor.










