Vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra vitin e kaluar ka takuar fëmijët e të ndjerës pas një kohe të gjatë, shkruan Periskopi.
Përrmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Leonard Ademaj tregoi edhe kërkesën që kishin nipat e tij.
“A mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?”-i thanë ata.
Postimi i plotë:
Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën.
U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?
Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.