Kompania ACL Group me seli në Zvicër e në Kosovë posedon qindra punëtorë në të dy vendet, me investime në objekte banesore e afariste.
Njëri nga vëllezërit Haxhaj, Hyseni, se ëndrra e tij kur ishte në shkollën fillore dhe të mesme në Kosovën e atëhershme të robëruar ka qenë për t’u bërë mjek, avokat a profesione të tjera, por që ishte e pamundur të mendohej profesioni i afaristit. “Unë kam ëndërrua ta kem një diplomë universiteti dhe përfundova me certifikatë biznesi. Në vitin 2001 emigrova në Zvicër, ku ishte vëllai Labinoti me qëndrim të rregullt dhe aty filloi gjithçka. Në fillim punoja punë të ndërtimtarisë, punë të ndryshme. Kurse në vitin 2003 vëllai e themeloi një kompani të vogël”, thotë Hysen Haxhaj.
“Në fillim ishim dy persona, pastaj filluam me angazhimin e punëtorëve, ku tashmë janë me qindra, duke e përfshirë edhe stafin e administratës. Kam vendos të kthehem në vitin 2009. Kemi bërë edhe një investim këtu, e dikush nga familja duhej të angazhohej këtu. Në fillim ka qenë vështirë, por pastaj jemi përsosur edhe këtu. Në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë kemi rreth 1500 njësi banesore e afariste dhe infrastrukture përcjellëse. Për projektet tona janë të rëndësishme: Stabiliteti i objektit, rehatia dhe komoditetit”, thotë Haxhaj.
Projektet e ACL Group po realizohen në qendër të Fushë-Kosovës, të cilat kanë një funksionalitet modern banimi dhe sigurie.