Gjykata i dënoi sulmuesit e ekipit të Televizionit Alsat vetëm me kusht.
Aleksandar Nikollçev dhe Maja Karamanova e pranuan fajin, e pranuan akuzën në tërësi, u pajtuan me të gjitha vlerësimet dhe kualifikimet juridike që ka dhënë prokuroria për veprimet e tyre të 9 korrikut dhe i kërkuan falje publike dhe personale të dëmtuarve, gazetarit Avni Tahiri dhe operatorit Shenoll Hajredin.
“Majara Karamanova dhe Aleksandar Nikollçev shpallen fajtorë dhe dënohen me tre vjet burg me kusht, përkatësisht dënim me probacion për 1 vjet e tre muaj. Të dënuarit obligohen t’’ respektojnë masat, përndryshe dënimi me kusht zbatohet në dënim efektiv”, thuhet nw aktvendimin e Gjykatës Penale Shkup./ Alsat.mk










