Trendy

Vendimi i gjykatës për vulat e ASH-së, reagon Sela: Do ta ankimojmë, Taravari shërbetor i pushtetit

Para 4 orë

Ziadin Sela ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë, që kryetar i Aleancës për Shqiptarët juridikisht të mbetet Arben Taravari, përcjell TV21. Sela ka paralajmëruar se do të ushtrojnë ankim në Gjykatën e Apelit dhe do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore për të ndjekur procesin më tej.

Reagimi i plotë i ASH-Sela:

Vendimi i sotëm i sistemit gjyqsor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbetor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ne zhvilluam një betejë gjyqsore të bindur në të drejtën tonë edhe statutare edhe ligjore, por gjithmonë të vetëdijshëm se po përballemi me një sistem dhe një shërbetor të rëndësishëm të këtij sistemi.

Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite, fakti që lënda u kthye dy herë radhazi dhe u trajtua tre herë në gjykatën themelore, një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që Gjykata e Tetovës del kundër vendimit të vetë që e solli dy herë radhazi paraprakisht dhe ky vendim ndryshohet pikërisht tani kur Arben Taravari sot nuk ka as gjysmën e anëtarëve dhe delegatëve që kishte në fillim të procesit. As atëherë nuk kishte shumicë, ndërsa sot nuk i ka ngelur as gjysma e asaj pakice që kishte atëherë.

Në moment të fundit u ndryshua gjykatësi në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe nga shqiptar u vendos një maqedonas, e meqë kjo punë shkoj në dorë të një gjykatësi maqedonas, është e ditur se kënd e kanë ata në shërbim të tyre.

Të gjitha këto dëshmojnë se vendimi gjyqsor është politik, është atentat ndaj një partie politike shqiptare që për vite ishte faktor kryesor në skenën politike në vend dhe mbrojtës i fuqishëm i kauzës kombëtare shqiptare.

Trending