Në mëngjesin e sotëm, në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Këramidnicë, është hedhur një bombë, nga e cila ka pësuar lëndime Rade Trajkovski, i njohur si Shtekli.
Shtekli është transportuar me automjet privat dhe shoqërim policor në Spitalin e Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Aktualisht, nuk ka informacione të plota për natyrën e plagëve të tij, por po ndërmerren hapa për hetimin e ngjarjes, informon portali “tetova1”.
Kush është i plagosuri Rade Trajkovski-Shteklli
Emri i tij bëri jehonë në opinion shtatë vite më parë kur u vra futbollisti i ri Martin Janushev. Për këtë vrasje dyshohet dhe akuzohet Filip Sekulovski-Kobra, i cili u arrestua pas dy vitesh në arrati.
Mirëpo, kur ka ndodhur ngjarja, me vrasjen jozyrtarisht është lidhur emri i 37-vjeçarit Shtekli, gjegjësisht mediat atëherë kanë njoftuar se Sekulovski ishte takuar me Shteklin para se të vriste Janushevin.
Në vitin 2011 ai u ndalua edhe nga policia italiane për shkak të lidhjes së tij me fiksimin e ndeshjeve në Ligën e Kalçios italiane.
Poashtu edhe me 24 tetor të vitit të kaluar nga të shtënat në qendër tregtare East Gate ishte plagosur edhe Rade Trajkovski-Shtekli, i cili saktësisht dy muaj më parë ka qenë cak i sulmit në të njëjtën edër tregtare dhe në të njëjtin lokacion, në garazhin e podrumit -1.