Maqedoni

Vera e thatë, frikë nga përhapja e zjarreve

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 7, 2024, 02:07

Zjarret që kanë përfshirë rajonin mund të mos e kursejnë as vendin tonë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat thotë se sipas paralajmërimeve të motit na pret një verë e thatë dhe shumë e vështirë, pavarësisht ndonjë diote me fortuna, ndërsa për shkak të mungesës së pilotëve, tre avionë për shuarjen e zjarrit nuk janë në dispozicion. Kjo e bën vendit të mos jetë i gatshëm plotësisht për ballafaqimin me zjarret.

“Numri i zjarreve është më i lartë në raport me vitet e kaluara….. Po digjet i gjithë Ballkani, prandaj pres verë shumë të rëndë dhe të nxehtë. Në aspekt të gatishmërisë, për fat të keq në këtë moment nuk i kemi në dispozicion tre avionët airtracktor të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, për shkak të problemit me pilotët”, tha Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me Krizat.

Dy nga tre pilotët e avionëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë dalë në pension dhe po bëhen përpjekje që të arrihet marrëveshje me ta, për riangazhimin e tyre për të kapërcyer situatën aktuale. Në gatishmëri janë për momentin vetëm 3 helikopterë të policisë dhe në situata të caktuara mund të mbështetemi edhe te një helikopter i ushtrisë.

“Konkretisht dy pilotë dolën në pension. Me një pilot, ata nuk guxojnë të fluturojnë. Drejtori Bekim Maksuti kishte shumë tentime që nga Qeveria t’i lejohet të arrijë marrëveshje me dy pilotët e pensionuar, për fat të keq ajo nuk i’u lejua dhe shpresoj që Qeveria e re, në njërën prej seancave do ta tejkalojë këtë problem”, shtoi Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me Krizat.

Me rritjen e temperaturave zjarret po përhapen me shpejtësi të madhe në shumë vende të rajonit. Si çdo vit edhe këtë verë situata me zjarret është më e rëndë në Greqi. Megjithatë autoritetet greke janë të mobilizuara dhe kanë numër të madh të zjarrfikësve e pajisjeve për luftë më flakët./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste